Na kontaktoni në WhatsApp ose me telefon. S*E
E mira është se në vendndodhjen e dasmës ka shumë dhoma në dispozicion.
Kemi rezervuar një kontingjent dhomash me çmime të veçanta për ju.
Ju lutemi, na tregoni nëpërmjet formularit në faqen tonë të internetit (në fund të faqes), kur planifikoni të mbërrini dhe të largoheni. Mëngjesi është i përfshirë në çmimin e dhomës. Çmimi vlen për dhomë, për një natë.
Ju lutemi na tregoni gjithashtu:
– nëse dëshironi gjysëm pansion (HP) apo ndoshta All Inclusive (AI)
– dhe cilën kategori dhome preferoni:
Dhomë dyshe: 70 €
Dhomë me 3 shtretër: 90 €
Dhoma familjare: 110 €
(4 Persona)
(Shtesë (p.p./p.n.) për HP/AI: 30/40€ – ditën e dasmës nuk është e nevojshme 😉)
Sapo të kemi të dhënat tuaja, do t’ju kontaktojmë individualisht dhe do t’ju tregojmë se si të arrini më lehtë në hotel – dhe si të ktheheni nga hoteli në aeroport.
(Optional)
Konfirmimi i pjesëmarrjes (RSVP)
Ju lutemi, na tregoni deri më 6 korrik – përmes faqes sonë të internetit ose me një mesazh në WhatsApp – nëse do të merrni pjesë në dasmën tonë.
Më pas do të na ndihmonte shumë nëse na jepni disa informacione mbi udhëtimin tuaj:
– Kur mbërrin fluturimi juaj? (përfshirë numrin e fluturimit)
– Kur është fluturimi juaj i kthimit? (përfshirë numrin e fluturimit)
Fluturimin ju lutemi ta rezervoni vetë.
Na tregoni gjithashtu nëse keni dëshira ushqimore vegjetariane apo vegane, ndjeshmëri, alergji apo ndonjë gjë tjetër që duhet të kemi parasysh. Nuk deshironi mish, por peshk? Do t’i merrni me vete fëmijët tuaj?
Prania juaj është dhurata më e bukur për ne.
Duke pasur parasysh vendndodhjen e festës do ishte kënaqësi një kontribut për
"Start of Forever"-in tonë.
Shumica e të ftuarve flasin gjermanisht por, jo vetëm.
Gjermanisht, shqip, anglisht, italisht, greqisht, …